Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka pranuar urime të shumta, përcjell InLajmi.
E një letër urimi për përvjetorin e pavarësisë presidentja Osmani e pranoi edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.
Mbreti Charles lll deklaroi se pret me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes 2 vendeve
Ndryshe përvjetori i 15 i pavarësisë së Kosovës nesër do të festohet me organizime të shumta. /InLajmi/