Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja deklaroi se nuk ka kërkuar falje për të mbetur në fronin e akademisë, përcjell InLajmi.
Kraja shtoi se kërkim-faljen nuk e ka kërkuar askush nga pjesëtarët e akademisë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje :
Sqarim
Ne mbledhjen e sotme te Kuvendit te Akademise nuk kam kerkuar falje dhe as e ka kerkuar dikush prej meje nje gje te tille. Duke mos pasur baze ligjore per te marre ne pergjegjesi kryetarin e Akademise, u poropozua nje kompromis, per te cilin eshte shprehur qarte akademik Isa Mustafa: “Z Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e Kryetarit të ASHAK. Përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë”. Ky eshte kompromisi. Deklaratat tjera jane spekulime pa asnje peshe dhe vlere. /InLajmi/