Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj njoftoi se gjatë kësaj të enjte u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Begaj deklaroi se bashkë me Kurtin biseduan për sfidat e sigurisë për 2 shtetet tona, veçanërisht në Veriun e Kosovës.
Më tej Begaj shtoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë qëndrimit në Kosovë zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë për 2 shtetet tona, veçanërisht në Veriun e Kosovës.
Ritheksova qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacënueshme. Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës. /InLajmi/