Shkrimtarja Helena Kadare ka bërë një rrëfim lidhur me gjithë jetën e saj.
Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për njohur edhe për njohjen me bashkëshortin, Ismail Kadare dhe fillimet e tyre.
“Ka qenë te gazeta ‘Zëri i Rinisë’, kur kam botuar një tregim dhe Ismaili ishte në Moskë student dhe atje vinin gazetat e Shqipërisë, te një hotel Moska siç më ka thënë dhë një herë në javë vinin me Dhimitër Xhuvanin merrnin gazetat e Shqipërisë edhe atje pa këtë tregimin dhe më bën një letër, sepse më njihte nga Dhimitër Xhuvani. I thoshte është aq romantike sa ti po ti shkruash 2 fjalë do të përgjigjet menjëherë. Dhe kështu ndodhi shkruajti 2 rreshta që ‘tregimi jot më pëlqeu shumë, shkruaj dhe mos u trembi, Ismail Kadare, shkruan Abc.News.al.
Ajo tregon postjerash se sa e apasionuar ishte pas poezive të Kadaresë.
Dhe unë sigurisht iu përgjigja. Ai 3 rreshta unë 4 faqe. Ai ka marrë një cmim Republike atë kohë dhe gjithë banka ime u mbush me fotografitë e tij që m’i dërgonin shokët e shoqet e klasës se e dinin se sa shumë e apasionuar isha unë pas poezive të tij”.