Kanë qenë perandorë e mbretër, ata kanë pushtuar popuj kanë pasur fuqi të madhe , mirëpo kanë qenë rob i një njeriu të vetëm, shkruan InLajmi.
Autorë të shumtë, me vepra unike e tema të ndryshme.
Ndërsa këtë 14 shkurti që ndryshe njihet si “Dita e të Dashuruarve” gazeta InLajmi ua sjellë një listë të autorëve që i dedikuan rreshta dashurisë.
E këtë listë e nisim me letrën që Dostojevski ia dedikoi të dashurës së tij Marias ku thotë:
“Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë me të shkurtra se ti. Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti.
Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë, një tjetër më nxit të bisedoj me të, ndërkohë që kamerierja ma ëmbëlson çajin me mjaltë në vend të sheqerit. E megjithatë, unë të dua vetëm ty.”
Pasi u martuan, Maria manifestoi një përkushtim të rrallë ndaj të shoqit, duke duruar sëmundjen e tij, varfërinë, udhëtimet dhe mungesat.
Teksa dergjej në shtrat, Dostojevski i pëshpëriti në vesh:” Nuk të kam tradhtuar as edhe me mendime.”
Ndërsa disa nga autorët që i dedikuan rreshta vepra dashurisë janë:
- Lev Toltoj – Ana Karenina
- Gabriel Garcia Marquez – Dashuria në kohërat e kolerës
- Franca Kafka – Letra Milenës
- Gustave Flaubert – Zonja Bovari
5 Aleksander Pushkin – E bija e kapitenit
- F. Scott Fitzgerald – Getsbi i madh
- William Shekspir – Romeo dhe Zhulieta
- John Green – Faji në yjet tanë
- Margaret Mitchell – Bashkë me erën Libona Gegaj /InLajmi/