Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se brenda 24 orëve, 2 persona kanë vdekur nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Po nga të dhënat zyrtare bëhet e ditur se brenda një dite janë konfirmuar 11 raste pozitive me koronavirus derisa 7 të tjerë janë shëruar.
Ndërkaq deri më tani janë të konfirmuara 272.724 raste pozitiv me Covid-19.
Pas një “heshtje”, tani kur jemi në sezonën dimërore, duket se është aktivizuar koronavirusi por numri i rasteve të prekura nga ky virus mbetet i ultë krahasuar vitin e kaluar. /InLajmi/