Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka ndarë në rrjetin social facebook fakte interesante për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka treguar se pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është mbi 200 vjet e vjetër.
Gjithashtu Krasniqi ka bërë të ditur se për shkrimin me kaligrafi Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, profesorit Shyqyri Nimanit iu kanë dashur 16 orë punë precize.
Postimi i plotë i tij:
A e dini sa e vjetër është pergamena në të cilën është shkruar Deklarata e Pavarësisë, kush ia ka dhuruar atë Kosovës dhe sa orë ka bërë artisti ynë i shquar, profesor Shyqri Nimani, duke e shkruar Deklaratën e Pavarësisë?
Shikojeni videon dhe shpërndajeni! /InLajmi/