Tash e sa ditë ekipet e Forcës së Armatosur së Kosovës janë nisur drejt Turqisë për i ndihmuar qytetarëve që të shpëtojnë nga rrënojat e tërmetit, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi kryeministrie i vendit, Albin Kurti ku pati një falënderim të veçantë për ta.
Kurti më tej u kërkoi atyre që të vazhdojnë angazhimin e tyre për shpëtimin e jetëve.
Postimi i plotë i tij:
Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja, përfshirë 2 fëmijë. Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar /InLajmi/