Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu njoftoi se është përmbyllur procesi gjyqësor për Provimin e Noterisë, përcjell InLajmi.
Haxhiu tutje njoftoi se brenda një kohe të shkurtër do themelohet komisionin përgjegjës dhe do të shpallet konkursi për noterë.
Postimi i plotë i saj:
Më në fund, pas gati 3 vitesh, përmbyllet procesi gjyqësor për Provimin e Noterisë çka i hapë rrugë shpalljes së konkursit për noterë.
Dua të njoftoj qytetarët se brenda një kohe të shkurtër do të themelojmë Komisionin përgjegjës dhe do të shpallim konkursin për noterë.
Procesi do të jetë transparent e profesional dhe se nuk do të përsëriten situatat e ndërhyrjes në proces e nuk do të përdoren metodat e përzgjedhjes së personave mbi baza familjare, partiake apo biznesore siç pati ndodhur me konkursin e kaluar. /InLajmi/