Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj deklaroi se këtë të hënë mbajti takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell InLajmi.

Mehaj tregoi se ata i njoftoi për operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi ku deklaroi se deri më tani i kanë shpëtuar 4 persona.


Më tej ai deklaroi se pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin për shpëtimin e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Në takim me stafin e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, njoftova zyrtarët civil, këshilltarët bilateral dhe të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.
Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar.
Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpërtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera.
Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre. /InLajmi/



















