Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë në Sallën e Sporteve, është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila e cilësoi diplomimin e kadetëve si “ditë krenarie për shtetin e Kosovës”.
Ndryshe, 433 kadetë u betuan si pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë i saj:
Ditë krenarie për shtetin e Kosovës. 🇽🇰
433 kadetë u betuan si pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës. /InLajmi/