Në Klinikën e Kardiologjisë është kryer për herë të parë një intervenim i rrallë, përcjell InLajmi.
Ablacioni radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, është realizuar me sukses te një pacient i moshës 37 vjeçare.
Nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës thonë se Klinika e Kardiologjisë po vazhdon të zgjerojë gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe falë angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.
Postimi i plotë nga SHSKUK:
Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare.
Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjeroj gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe fal angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë.
Këto procedura komplekse kryhen nën mbikqyrje të ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC).
Gjatë vitit 2022, asnjë pacient me këtë patologji nuk është referuar për trajtim jashtë instuicioneve publike shëndetësore. /InLajmi/