Shqipëria e ka shpallur të hënën ditë zie për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri, përcjell InLajmi.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka thënë se në këtë ditë zie shqiptarët duhet të shprehin solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian.
Begaj theksoi se shqiptarët nuk e harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.
Postimi i plotë i tij:
Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian.
Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019. /InLajmi/