Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se oficerët e rinj e kanë përfunduar me sukses të lartë ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficerë, përcjell InLajmi.
Ky ushtrim fushor ka zgjatur gjithsej 4 muaj dhe u realizua në kuadër të Shkollës së Oficerëve.
Mehaj thotë se përkundër motit të ftohtë, kandidatët kanë treguar përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.
Tutje, ai ka inkurajuar oficerët që të vazhdojnë me suksese të reja.
Postimi i plotë i tij:
Oficerët tanë të rinj përfunduan me sukses të lartë ushtrimin fushor final të Kursit Bazik për Oficerë.
Gjenerata e parë e Kursit Bazik për Oficer, ka përfunduar ushtrimin fushor të fundit, pas 4 muajve sfidues akademik në kursin përkatës, i cili u realizua në kuadër të Shkollës sonë të Oficerëve.
Kursi Bazik për Oficer është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.
Përkundër motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.
Ju lumtë dhe vazhdojmë me suksese të reja! /InLajmi/