Ky është urimi që i përcjellë sa herë që hyjnë brenda minierës.
Kështu, minatorët e Trepçës zhvillojnë punën e tyre rreth 750 metra nën tokë, ata thonë se përballen me kushte të vështira të punës.
Imer Meholli i cili e bën këtë punë tash e 7 vjet, tregon vështirësitë që i hasin gjatë kryerjes së punës, teksa thotë se nuk janë të kënaqur me pagën.
E Rrahman Beqiri i cili punon tash e 34 vjet si minator, ka kritika edhe për Qeverinë aktuale që sipas tij nuk ka investuar në këtë minierë.
Se ka kushte të vështira të punës e thotë edhe drejtori i Minierës, Behgjet Vinarci i cili tregon se problem kryesor paraqesin mjetet e vjetruara.

Sa i përket investimeve në këtë minierë, ai potencon se nuk është bërë mjaftueshëm nga asnjëra qeveri, shkruan TëVë1,
Aktualisht në minierën e Trepçës janë mbi një mijë punëtorë, të cilët punojnë 24 orë me tri ndërrime. Kjo minierë kishte nisur punën në vitin 1930, dhe ishte llogaritur si njëri ndër motorët e ekonomisë jugosllave.