Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një pronocim të shkrutër ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës tregon qytetërim demokratik dhe se shpreson që të tejkalohen të gjitha pengesat në mënyrë që të formohet qeveria, shkruan InLajmi.
“Kuvendi është tempulli i demokracisë dhe ligjvënies. Prandaj, jam i bindur që me këtë hap kemi treguar një lloj qytetërimi demokratik sepse për dallim nga legjislatura e gjashtë, ne nuk kemi bllokuar konstituimin e institucioneve”.
Ai nuk ka treguar nëse do të takohet me Isa Mustafën së shpejti, por ka thënë se kontaktet me të i ka të rregullta, i cili ka shtuar se nuk është befasi zgjedhja e Konjufcës në postin e kryeparlamentarit.
“Ne jemi në kontakt të rregullt. Me siguri që do të kemi komunikim, bashkëpunim dhe takime. Unë nuk e di kush sa ka qenë në dijeni, por nuk mendoj që mund të ketë qenë befasi”, ka thënë Kurti./InLajmi/