Shpëtimtarët nxorrën më shumë të mbijetuar nga nën rrënojat e ndërtesave të shembura të enjten, por shpresat kishin filluar të zbeheshin për gjetjen e shumë njerëzve të gjallë më shumë se 3 ditë pas tërmeteve katastrofike që goditën Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë më shumë se 16.000 persona, transmeton InLajmi.
Ekuipazhet e urgjencës që punonin gjatë natës në qytetin e Antakias ishin në gjendje të nxirrnin një vajzë të re nga rrënojat e një ndërtese dhe të shpëtonin të atin e saj të gjallë 2 orë më vonë.

Ndërsa përgatitën burrin për ta çuar në një ambulancë, ekipet e shpëtimit i thanë se vajza e tij ishte gjallë dhe po e çonin në të njëjtin spital për trajtim.
“Unë ju dua të gjithëve,” i pëshpëriti ai dobët ekipit të shpëtimit, shkruan CBS.News.
Në Dijarbakir, në lindje të Antakias, shpëtimtarët çliruan një grua të plagosur nga një ndërtesë e shembur në orët e hershme të mëngjesit, por gjetën 3 persona pranë saj në rrënoja të vdekur. /InLajmi/





















