Forca e Sigurisë së Kosovës bëri të ditur se është nxjerr e gjallë edhe nëna e fëmijës 2 vjeçarë nga ekipet e forcës, përcjell InLajmi.
Nga FSK-ja njoftuan se operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat.
Më tej u bë e ditur se motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë.
Njoftimi i plotë i FSK-së:
Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës 2 vjeçar.
Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate. /InLajmi/