Është vetëm një nga shumë qytetarë, që po pret të marr pantent-shoferin dhe pasaportat për fëmijët e saj.
Elmira Krasniqi, nga dhjetori ka aplikuar për pajisje me këto dokumente, ndërsa edhe këtë të hënë u drejtua për tek Agjencia e Regjistrimit Civil.
Por, përgjigja ishte negative.
Këto mungesa i kanë shkaktuar asaj telashe për bashkim me bashkëshortin i cili jeton në Kanada.
E ata të cilët aplikuan këtë hënë u është thënë që duhet të presin deri në mars.
Këtë mungesë po e sheh si një keq-menaxhim nga Ministria e Punëve të Brendshme, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, shkruan TëVë1
Në fund të janarit, Ministria e Punëve të Brendshme, pati deklaruar se janë furnizuar me material dhe se qytetarët kanë filluar të pajisen me dokumentet përkatëse.