Këngëtarja Beyonce, ka fituar çmimin për albumin më të mirë të kërcimit/muzikës elektronike për albumin “Renaissance” gjatë 65-të vjetorit të çmimeve Grammy në Los Angeles, Kaliforni, transmeton InLajmi.
Këngëtarja mbrëmjen e djeshme u bë artistja më e vlerësuar në historinë e Grammys, ajo fitoi 4 çmime Grammy, duke e çuar totalin në 32 çmime të fituara.
Ajo u nominua për 9 çmime këtë vit, shkruan Zawya.
Pavarësisht suksesit të saj ndër vite, këngëtarja 41-vjeçare e “Break My Soul” nuk e ka fituar kurrë trofeun e albumit më të mirë me asnjë nga 4 nominimet e saj në këtë kategori. Styles e mori atë të dielën për “Harry’s House”. /InLajmi/