Për të gjithë ata që kanë plane për Vitin e ri, Meteoalb njofton se moti atë ditë do të jetë i kthjellet, por i ftohtë.
Këto kushte atmosferike do të mbizotërojnë deri për Vitin e Ri ne vendin tone, përjashtuar zonat malore ku gjatë fundjavës do te kenë rreshje të pakta bore.
Megjithëse me kthjellime, temperaturat vijojnë të ulen për shkak të masave ajrore me origjinë veriverilindore.
Kjo do të bëjë që gjatë fundjavës dhe tëhënës temperaturat të zbresin në -6 gjatë mëngjesit ne zonat malore, deri në 10°C mesdita.