Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj foli për mungesën e Kryeprokurorit të shtetit dhe drejtorit të Policisë , përcjell InLajmi.
Selmanaj shtoi se të 2 këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.
Ai shtoi që nuk mund të pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet.
Postimi i plotë i tij:
Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial.
Po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
Të 2 këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre.
Në njërën anë Presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror.
Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeqla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre.
Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet! /InLajmi/