Situata në Thumanë vazhdon ende e vështirë, 581 familje një muaj pas tërmetit qëndrojnë ende në çadër.
Një prej lagjeve më të prekura në Bashkinë Krujë, Thumana, janë dy familje që qëndrojnë ende në çadër. Kësaj familje i rëndon edhe gjendja shëndëtësore e familjarëve. Në familjen e Mersin Koxhës bashkëshortja vuan nga epilipsia.
Raportohen dy familje të cilat jetojnë në kushte të vështira edhe pse ka kaluar një muaj nga tërmeti që goditi vendin.
Mersin Koxha kryefamiljari i një prej familje thotë se instancat nuk kanë dhënë asnjë ndihmë edhe pse familja e tij jeton në gjendje të mjeruar.
“Jemi ushqyer me ushqime të falura. Fugona janë ngarkuar me ushqime me çadra, se ku kanë shkuar nuk e dimë. Nuk kanë ardhur të më shohin se në çfarë gjendje jam. Nuk mund të largohem, sepse kam materialet e shtëpisë po të largohem do të mi marrin. Kemi bërë ndërmend të vdesim këtu, të paktën një pako ushqime të sjellin. Deri me sot ushqime na ka dërguar Kisha që ndodhet në Thumanë. Një gazetar me mbiemrin Koka na ka ndihmuar për tu ushqyer. Nuk ia di për faleminderit as shtetit as Bashkisë sepse një krevat për gruan nuk na kanë sjellë. Kam fjetur dhjetë ditë në çimento”, tregon kryefamiljari.
Gjithashtu në familje është edhe një fëmijë i sëmurë me aftësi të veçanta.
“Nuk e di se si do të kalojë dimri, djali është 13-vjeç, ka qëndruar në shtëpi me mua nuk i kam bërë asnjë herë mjekim, shprehet nëna e fëmijës. Gjithashtu ajo treegon se i kanë çuar në Lezhë, por për shkak se Bashkia nuk i ka dhënë rekomandim i kanë kthyer.
Pas 30 ditësh nga tërmetit që tronditi vendin Thumanë ende nuk e kanë ndjerë dorën e shtetit.