Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.303 gjoba të trafikut gjatë 24 orëve për qytetarët, të cilët nuk i respektuan rregullat e trafikut, përcjell InLajmi.
Ndërsa gjatë këtyre 24 orëve, zyrtarë nga Policia e Kosovës njoftojnë se kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me dëme materiale, nga të cilët 16 kanë përfunduar me të lënduar.
Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje që të respektohen rregullat e trafikut dhe të ketë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /InLajmi/
|