Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Slloveni, transmeton InLajmi.
Në autostradën Pomurska në drejtim të Mariborit në kryqëzimin e Lipovcit, rreth orës 5 të mëngjesit ka ndodhur një aksident, në të cilin është përfshirë një autobus me numra të huaj të regjistrimit.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 3, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar, shkruan 24.ur.
Policia e Murska Sobotës ka njoftuar se pak minuta pas orës 5 të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Pomurska afër kryqëzimit të Lipovcit në drejtim të Mariborit. /InLajmi/