Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Avdullah Hoti deklaroi se po merr pjesë në Amerikë, përcjell InLajmi.
Avdullah Hoti tha se në këtë takim foli në emër të Kosovës ku shtoi se i drejtoi disa kërkesa ndaj kongresistëve.
Postimi i plotë i tij:
Në Kongresin Amerikan në tryezën për çështje të sigurisë. Në prani të kongresistëve, në dakordim me kolegët, mora fjalën në emër të Kosovës.
Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore. /InLajmi/