Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së Faton Abdullahu, ka kujtuar 26-vjetorin e rënies së heronjëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, përcjell InLajmi.
Abdullahu thotë se në moshën më të mirë këta heronjë dhanë krejt çka kishin, që ne t’i fitojmë ato që kurrë nuk i patëm.
Ndryshe më 31 janar të vitit 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, ranë heroikisht në luftë bashkë me grupin e tyre të cilët ishin u zunë në pritë paraprakisht në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.
Postimi i plotë i tij:
Ata në moshën më të mirë dhanë krejt çka kishin, që ne t’i fitojmë ato që kurrë nuk i patëm. Lavdi. /InLajmi/