Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, nuk arriti të qëndroi pa ironizuar me deklaratën e ish-kryeministri, Avdullah Hoti, në lidhje me Asociacionin, përcjell InLajmi.
Bajqinovci ka rikujtuar deklaratën e Hotit ku ky i fundit tha se për shkak të veprimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ka kërkesë, për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit.
Deputeti i VV-së tha me ironi se beson që Hoti e ka zgjidhjen siç e kishte në vitin 2021.
Postimi i plotë i tij:
Hoti paska thënë sot se për shkak të veprimeve të Kurtit, ka kërkesë për themelimin e menjëhershëm të Asociacionit. Ai besoj e ka zgjidhjen. Sikur e kishte në 2021-tën./InLajmi/
