
Që nga hyrja e ish-konkurrentit të Përputhen, Atdhe Xheravina në Big Brother VIP Kosova “qëllimi” i lojes për banoren Juliana Nura, ka ndryshuar pasi kjo e fundit “u dorëzua” në duart e djaloshit nga Gjakova, shkruan InLajmi.


Bisedat e tej zgjatura, prekjet, fjetjet në një divan e së fundmi edhe puthjet u bënë të zakonshme për Atdheun e Xhulin.
Së fundmi ish-banorja e kësaj shtëpie Shota Baraliu, ka “goditur” me deklaratën e saj karshi 2-shes, pasi edhe tanimë dihet “hasmëria” që Xhuli e Shota kishin për njëra-tjetrën.

Shota ka ironizuar me lidhjen e Atdheut me Xhulin duke thënë së:

“Më shpejt e ka zënë Atdheu Xhulin se unë që gjej parking para banese”, ishin fjalët e saj.
Duke lënë të kuptohet që Xhuli u tregua e lehtë në raport më Atdheun./InLajmi/