Këtë të diel bëhen 24 vjet nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, shkruan InLajmi.
Më 29 janar 1999 ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.
Aty heroikisht dhanë jetën 21 persona: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.
Po në këto data, kujtohen dhe 9 të rënë të tjerë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës. /InLajmi/