Prokuroria Themelore është deklaruar rreth plagosjes së 2-fishtë në Fushë Kosovë që ndodhi këtë shtunë.
Nëpërmjet një kumtese për media, Prokuroria bën të ditur se mbi të dyshuarin për plagosjen rëndojnë veprat “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim, prëcjell KlanKosova
Tutje, bëhet e ditur se janë duke punuar ngushtë me policinë rreth ndriçimit të plotë të rastit.
“Ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti”.