Deklarata është dhënë nga Ministri ukrainas i Sporteve, Vadim Gutzeit, si reagim pas lajmeve se IOC po “shqyrton alternativat për të pranuar në Lojëra sportistët nga Moska dhe Minsku”.
Tashmë është Ukraina ajo që kërcënon një lëvizje, e cila e bën praktikisht të pamundur gjetjen e zgjidhjes nga organizatorët e Lojërave Olimpike. Sipas ministrit ukrainas të sportit “nuk mund të bëhen marrëveshje me përfaqësues të vendeve terroriste”, transmeton A2CNN.
Ukraina është e palëkundur në qëndrimin e saj: për aq kohë sa lufta vazhdon, duhet të vazhdojnë edhe sanksionet ndaj sportistëve rusë dhe bjellorusë. Madje, sipas autoriteteve në Kiev, atletët e këtyre vendeve nuk duhet të lejohen as që të konkurrojnë me flamurin e Komitetit Olimpik.