Lajm i keq për dashamirësit e pijeve me gaz. Një studim i fundit ka treguar se vetëm dy gota të tilla në ditë, e shtojnë ndjeshëm rrezikun për ishemi në tru dhe sëmundje të aparatit tretës.
Studimi është kryer me më shumë se 450.000 njerëz, nga 10 vende të ndryshme të Europës, për 19 vite rresht.
Ata që pinin një ose dy gota pije me gaz, pavarësisht llojit, kanë më shumë gjasa që të vdesin nga sëmundjet se ata që pinë më pak se një gotë në muaj.
Njerëzit e përfshirë në studim nuk kanë pasur asnjë lloj sëmundjeje para se të merreshin për t’u testuar.
Studimi është botuar në gazetën JAMA Internal Medicine, dhe sipas rezultateve, personat që pinin dy ose më shumë gota në ditë, kishin më shumë gjasa që të vuanin nga sëmundje të çrregullimit të aparatit tretës dhe nga ishemitë në tru, shkruan T.CH
Provat nga eksperimentet kanë treguar se niveli i lartë i sheqerit që vjen nga këto pije, kur shtohet në gjak, mund të pengojë muskujt e zorrëve për të vepruar, duke dëmtuar sistemin imunitar të aparatit tretës e duke rritur kështu mundësinë për t’u prekur nga infeksione të rrezikshme.