Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përkujtoi Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, përcjell InLajmi.
Kryetari i AAK-së deklaroi se shqiptarët në atë kohë mbrojtën të pambrojturit duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së 2-të botërore.
Postimi i plotë i tij:
Antisemitizmi, ishte pikënisja e tragjedisë më të madhe që njeh njerëzimi. Në kohë jo të lehta, shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së 2-të botërore.
Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit.
Sot ne kujtojmë, lutemi por dhe jemi krenarë për miqësinë me popullin hebre, me të cilët ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen. /InLajmi/