Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se propozimi i tij që të gjithë tatimpaguesve t’u falen deri në 100 euro nga vlera e tatimit në pronë për këtë vit nuk është përkrahur nga opozita, përcjell InLajmi.

Për këtë reagoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i cili akuzoi opozitën.

Sipas Kryeziut “brenga” e opozitës për qytetarët është vetëm sa për ta sulmuar qeverinë.
Postimi i plotë i tij:
Kur “brenga” e opozitës për qytetarët është vetëm sa për ta sulmuar qeverinë. Propozimi i ministrit Murati për tatimin në pronë nga i cili përfitojnë rreth 500 mijë qytetarë, u refuzua sot nga opozita. /InLajmi/




















