• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Kurti: Holokausti i dha njohje ndërkombëtare gjenocidit

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
27 January 2023
në Kosovë
0 0
0
Kurti: Holokausti i dha njohje ndërkombëtare gjenocidit
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, i ka kujtuar viktimat e atyre ditëve të errëta, përcjell InLajmi.

Kurti bashkë me Holokaustin ka kujturar edhe Luftën e Dytë Botërore me të cilën bëri krahasime, duke thënë se shërbeu si mesim që SHBA-ja dhe vendet e NATO-s të bombarduan Jugosllavinë më 1999, ku edhe ndaluan thellimin e gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë.

Sipas tij ishte Holokausti dhe krimet e kësaj lufte, i dhanë forcë dhe njohje ndërkombëtare konceptit “gjenocid”.

Postimi i plotë i tij:

“27 janar 1945. U gdhi. Mbi dysheme, grumbulli i turpshëm i gjymtyrëve të thara, sendi Somogi. […] Rusët erdhën, ndërsa Sharli dhe unë po e çonim Somogun pak më larg. Ishte shumë i lehtë. E përmbysëm barelën mbi dëborën ngjyrë gri. Sharli hoqi kapelën. Mua më erdhi keq që s’kisha kapelë. Nga të 19 vetët në Infektionsabteilung, Somogi qe i vetmi që vdiq gjatë 10 ditëve. Serteleti, Kanjolati, Tovarovski, Lakmakeri dhe Dorgeri, vdiqën disa javë më vonë, në infermierinë e përkohshme ruse të Aushvicit.”

Kështu e kujton Primo Levi kimisti italian me origjinë hebreje, ditën e 27 janarit 1945, në veprën e tij mbi Holokaustin “Nëse ky është një njeri”, teksa përshkruan vdekjen e shokëve të tij, kur ushtria ruse hyri në kampin e përqendrimit Aushvic në Poloni, aty ku Levi kishte qenë i burgosur mbi 11 muaj, që nga shkurti i vitit 1944. Në Aushvic I, Aushvic II-Birkenau dhe Aushvic III-Monowitz, nazistët kishin vrarë mbi 1.1 milionë njerëz, prej të cilëve 960 mijë hebrenj. Kjo datë, 27 janar, që përkon me ditën e sotme, do të shpallej më pas nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Sot, në këtë ditë, ne i kujtojmë gjithë ata njerëz që u vranë me plumba dhe gaz si dhe u dogjën në krematoriume, apo vdiqën nga kushtet e tmerrshme nëpër kampet e përqendrimit dhe nga aksionet e nazistëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Holokausti dhe krimet e kësaj lufte, i dhanë forcë dhe njohje ndërkombëtare konceptit “gjenocid”, të konceptualizuar më 1944 nga juristi polak Raphael Lemkin, për të emërtuar aktet e vrasjeve dhe shkatërrimet e qëllimshme, të pjesshme apo të tërësishme, të një komuniteti të caktuar etnik, kombëtar, fetar apo racor. Në vitet aq të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur hebrenjtë përndiqeshin gjithandej dhe vriteshin si dhe kur pak dyer ishin të hapura për ta, disa qindra hebrenj të ikur nga vende të ndryshme të Europës, u morën nën mbrojtje nga shqiptarët dhe u strehuan duke u shpëtuar. Duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia mbi ta, shqiptarët kanë kultivuar një empati të veçantë për këto lloj krimesh që nga koha e Holokaustit. Dhe kjo empati rezultoi të ishte e ndërsjellë, kur më 12 prill 1999, një i mbijetuar tjetër hebre i Aushvicit dhe Buhenvaldit, nobelisti i paqes Eli Wiesel, e përqasi Kosovën me Holokaustin në diskutimin e tij “Rreziqet e indiferencës: mësimet e një shekulli të dhunshëm”, në kuadër të “Mbrëmjes së Mijëvjeçairt”, organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton. Pasi kishte vizituar kampet e refugjatëve të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova prej forcave serbe, duke këshilluar që të mos bëheshin krahasime pasi çdo vuajtje është unike, Wiesel tha se “kjo situatë kërkon veprim dhe jo krahasim”, duke mbështetur ndërhyrjen e NATO-s për të ndalur krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Koha u dha të drejtë të 2-ve: si Wieselit edhe Clintonit!

Duke nxjerrë mësime edhe nga Holokausti, SHBA-ja dhe vendet e NATO-s që bombarduan Jugosllavinë më 1999, ndaluan thellimin e gjenocidit të Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë. Atë kohë edhe Izraeli priti dhe strehoi disa dhjetëra refugjatë shqiptarë nga Kosova. 20 vite më pas, Izraeli njohu shtetin e Republikës së Kosovës. Duke i përkujtuar gjithëherë, populli dhe institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë asnjëherë viktimat e Holokaustit, të asaj kohe kur duke strehuar dhe shpëtuar hebrenjt e ikur, shqiptarët dhanë provën e tyre tashmë të njohur botërisht, si njerëz fisnikë mes kombesh./InLajmi/

Tags: Albin KurtiGjenocidHolokausti
Postimi i mëparshëm

Presidentja Osmani përkujton viktimat e Holokaustit

Postimi tjetër

Direkt në Guinness, kinemaja gjermane vendos ekranin më të madh në botë

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Postimi tjetër
Direkt në Guinness, kinemaja gjermane vendos ekranin më të madh në botë

Direkt në Guinness, kinemaja gjermane vendos ekranin më të madh në botë

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu