Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar ndryshimet që po bëhën kohëve të fundit në planin franko-gjerman, përcjell InLajmi.
Plani franko-gjerman iu propozua nga Bashkimi Evropiane për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Tahiri tha se ky plan pothuajse së çdo ditë po ka ndonjë risi, por as edhe njëherë nuk iu shtua pika e njohjes reciproke e që tanimë dihet se Kosova dhe Serbia pretendohet të arrijnë atë lloj marrëveshje.
E sipas Tahirit mos shtimi i kësaj pikë në planin franko-gjerman tregon qartas dobësinë e Qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Planit franko-gjerman cdo dite po i shtohet nga nje pike, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke. Kjo tregon dobesine e qeverise se Kosoves./InLajmi/




















