Deputetja britanike Alicia Kearns, pas rishikimit të 10 pikave të planit franko-gjerman, ka shprehur shqetësimin për nenin 7-të të këtij plani, në të cilin flitet për Asociacionin, përcjell InLajmi.
Neni i 7-të i kësaj marrëveshje thotë “të 2-ja palët duhet të avokojnë për arritjen e një marrëveshjeje, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, në mënyrë që të arrihet niveli i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ndihmës financiare nga Serbia dhe direktivat e komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës”.
Sipas Kearns, askush nuk duhet të kërkojë të rrënjos, e lëre më të projektojë me qëllim, çdo formë të “vetëqeverisjes” në vijat etnike brenda Ballkanit.
Kearns thekson se nuk duhet të krijohet asnjë ent i stilit “Republika Srpska”.
Ndryshe, plani franko-gjerman nuk është bërë publik ende në tërësi, vetëm disa pjesë të tij janë shpërndarë. /InLajmi/
Very concerned by the implications of proposals under article 7.
No one should be seeking to entrench, let alone purposefully design, any form of "self governance" on ethnic lines within the Balkans.
No "Republika Srpska"-style entity should be created.#Kosovo @nickabbottfcdo https://t.co/k8nZuo574K
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 27, 2023




















