Reshje të mëdha të borës ka pasur gjatë natës në Korçë, Llogara, Kukës, Pukë, Fierzë, Krastë, përcjell InLajmi.
Autoriteti rrugor shqiptar njofton se është punuar me mjete borëpastruese dhe qarkullimi në këto zona po kryhet pa probleme.
Nga Autoriteti rrugor bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.
Postimi i plotë i Autoritetit rrugor shqiptar:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar në 📍Korçë-Dardhë, në Llogara, në Kukës-Ura e Zapodit, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Fierzë, Qafë Bualli-Krastë, ku është punar me mjete borëpastruese 🦺 dhe qarkullimi kryhet pa probleme ✔️
🛣Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren 🚜 gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet 🛣
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂️. /InLajmi/