Ishte “shuplaka” ajo që i dha fund qëndrimit të saj brenda 4 mureve të shtëpisë më të madhe në Shqipëri, Big Brother Albania VIP 2. Tanimë veçse dihet së po bëhet fjalë për modelen Kejvina Kthella e cila u suspendua nga loja pasi goditi këngëtarin Luiz Ejlli, përcjell InLajmi.
Kejvina nuk u bë e “gjallë” pas largimit nga shtëpia për pothuajse një javë, por ajo zgjodhi t’i jap fund heshtjes e të flas në lidhje me “shuplakën” e dhënë ndaj Luizit.
Modelja në fjalë nuk ndihet aspak “pishman” që e goditi këngëtarin e as që doli nga BBV, pasi sipas saj nuk ishte për tu bërë aq e madhe por që përsëri u ndje e lumtur që ajo “shuplakë” i ndihmoi të dal nga shtëpia.
Kthella tha se ajo goditje u bë me e madhe nga që ishte, duke ironizuar me të ajo tha se “shuplaka” u krahasua me bombën e Hiroshimës, gjersa i ka kërkuar publikisht falje fansave të saj dhe Luizit, por jo Luizit personalisht.
“Jeta vazhdon… edhe nëse ‘vdesim’…Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoi dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoji edhe mua të dilja prej asaj ‘çmendine’. Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes! Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm Fansave dhe Mbështetësve të Luisit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat”, ishin fjalët e Kejvinës./InLajmi/