Për një orë janë mbledhur 147.000 euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet.
Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, “Bashkë ia dalim”.
Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në televizionin publik.
Ndryshe, shkak i reshjeve të shiut shumë qytete të Kosovës u prekën nga vërshimet këto ditë.