Aktivistët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa sqaruan se aktiviteti në fjalë është ndërmarr në shenjë proteste për aferën e madhe financiare të Berishajt edhe në tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.
E pas këtij aktiviteti, aktivisti Milot Krasniqi është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa PDK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.
Njoftimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:
Nuk arrestohet Martini, arrestohet Miloti!
Sot, aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës kanë mbuluar me dinarë të printuar të Serbisë ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në shenjë proteste për aferën e madhe financiare që është përfshirë dhe tregtimin e energjisë me kompaninë GEN-I me seli në Beograd.
Ambasadori Martin Berishaj është paguar miliona euro nga GEN-I i Serbisë, para të cilat janë tërhequr dhe nuk dihet se ku kanë përfunduar.
Është e papranueshme dhe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti.
Ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës.
Në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë.
E vërteta nuk do të mund të fshihet, përkundër mbrojtjes së pakuptueshme dhe të dyshimtë që po i bëhet, sado e madhe të jetë piramida e këtij skandali.
Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!
Sot është arrestuar personi i gabuar! /InLajmi/