Polonia, kundërshtari i parë i Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024, ka prezantuar sot Fernando Santos si trajnerin e saj.
Përfaqësuesja polake kishte mbetur pa trajner që pas Botërorit dhe në fund zgjedhja ka rënë mbi trajnerin i cili i dha Portugalisë titullin Kampion Europe në vitin 2016.
Fernando Santos raportohet se ka firmosur deri në fund të Botërorit 2026, shkruan Euronews.al.
“Kombëtarja ka shumë lojtarë cilësorë, është ndër më të mirat në botë. Është një nder për mua të vazhdoj karrierën time në një vend kaq të madh. Nga sot jam polak, jam njëri prej jush. Dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë polakëve shumë gëzim. Do të duhet shumë punë, por ne jemi gati për të. Do të jetoj në Varshavë, dua të njoh mirë vendin, kulturën dhe mentalitetin e polakëve.”, tha Santos gjatë prezantimit të tij.