Banorët Efi Dhedhes dhe Olta Gixhari ballë për ballë rrëfyen një histori personale, në darkën që vëllau i madh kishte përgatitur për to, përcjell InLajmi.
Ishte Olta ajo që në rrëfimin e një historie zgjodhi të flas për marrëdhënien e ngushtë që ka me partnerin e saj.
Olta tha pa menduar 2 herë se është Dori ai që asaj i ka falur qetësi shpirtërore, gjë për të cilën thotë se nuk e ka poseduar më herët.
Ndër të tjera ajo u shpreh se Dorin nuk e ndërron me asgjë në botë dhe se dashuria e saj për të është ekstreme.
Diçka tërhoqi vëmendje pasi Olta tha se e kishte shumë të vështirë të bindej për njeriun e jetës së saj, sepse kërkonte dikë ta donte ashtu siç ishte ajo.
Olta shtoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë që do të gjente dikë që do ta donte aq shumë./InLajmi/