Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi Edita Tahiri, ka thënë se Kosova së pari duhet të kërkojë nga Serbia që ta heqë vendin tonë nga Kushtetuta e saj, përcjell InLajmi.
Sipas Tahirit, kjo është pikënisja për bisedime finale.
Ndryshe, pak më herët edhe kryeministri i vendit Albin Kurti tha se Kosova nuk ka nevojë për ndryshim të Kushtetutes, por është Serbia ajo e cila duhet ta heqë nga Kushtetuta fjalinë se “Kosova është pjesë e saj”.
Postimi i plotë i tij:
Kosova duhet të kerkojë që së pari Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj. Kjo është pikënisja për bisedime finale. /InLajmi/