Arsenali ka angazhuar 2 emra të rinj deri më tani gjatë afatit kalimtar të janarit.
Leandro Trossard u transferua nga Brightoni për 27 milionë funte (30.6 milionë euro) dhe Jakub Kiwior u transferua nga Spezia për 21 milionë funte (24 milionë euro).
Edhe pse nuk mund t’i konkurrojnë futbollistët më të paguar në klub, 2 lojtarët e rinj janë lart në listën e futbollistëve më të paguar.
Sulmuesi belg është futbollisti i 9 më i paguar me 4.7 milionë funte (5.3 milionë euro) në sezon, derisa mbrojtësi polak do të përfitojë 3 milionë funte (3.4 milionë euro në sezon) dhe renditet i 13-ti në listë.
Futbollisti më i paguar i Arsenalit është Gabriel Jesus me 13.8 milionë funte (15.7 milionë euro) në vit, gjegjësisht 265.000 funte (300.921 euro) në javë.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, është lojtari i 5 më i paguar i liderit të Ligës Premier me përfitime vjetore prej 6.2 milionë funte (7-të milionë euro), gjegjësisht 120.000 funte (136.280 euro) në javë, transementon Insajderi.
Në vijim janë pagat vjetore dhe javore të futbollistëve të Arsenalit (në funte).