Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës për vendimet e fundit, përcjell InLajmi.
Rukiqi tha se arroganca e numrave është në aksion ku shtoi se kjo qeveri është jotransparente.
Më tej ai tha se nuk është larg dita e rritjes te tatimeve dhe e shume vendimeve tjera arbitrare, që na bëjnë më të pazhvilluar dhe me te varfër.
Postimi i plotë i tij:
Arroganca e numrave ne aksion
Qeveria e jotransparences
- Miraton ligje pa diskutim publik
- Mban sekret koeficientet e pagave
- Ndryshon bazën (bën rivlerësime paushallë te pronave), për llogaritjen e tatimit ne prone
Me këtë avaz, nuk është larg dita e rritjes te tatimeve dhe e shume vendimeve tjera arbitrare, qe na bëjnë me te pazhvilluar dhe me te varfër. /InLajmi/




















