Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmit për dy fëmijët kosovarë që kanë humbur jetën në Francë, shkruan InLajmi.
Pacolli në një postim në llogarinë e tij në Facebook tha se me dhimbje të thellë e mori lajmin, ndërsa theksoi se këto moment të vështira dhe misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen në këto moment të dhimbshme.
Postimi i plotë i tij:
Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme, shkroi Pacolli./InLajmi