Sa të përmendet Big Brother Albania 2 në mendje pa dyshim se të shkojnë protagonistët kryesor që janë, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli të cilët tanimë gjinden në dhomën e bebes së vogël, që është detyre e tyre të kujdesën për të, përcjell InLajmi.
Gjatë kohës kur po kujdeseshin për të voglën “Arbana” 2-shja shkëmbyen edhe disa biseda mes tyre, mes të cilave edhe Kiara shprehi haptas ndjesitë karshi Luizit.
Ishte gjithmonë Luizi ai që e pyste Kiarën se a ndjen ajo diçka për të, por që kjo e fundit hezitonte të përgjigjiej dhe i duket heret.
Edhe nëse Kiara i është përgjigjur ndjesive të Luizit ajo i është përgjigjur duke i thënë se e ka shumë xhan, ose në raste të tjera, thjesht është shmangur.
Ishte vet Kiara ajo e cila i tha Luizit se e ka shumë përzemër, por edhe se ai e acaron shumë atë.

Sipas Kiarës, fakti që ajo shfryhet tek ai kur është me nerva, nënkupton që e ka përzemër, pasi vetëm me këta persona, mund të hapet për çështje të ndryshme.
Teksa Luizi po fliste në oborr, Kiara u ngrit në këmbë dhe i dha atij disa puthje në faqe./InLajmi/