Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka kërkuar që urgjentisht të rishikohet vendimi për rritjen e tatimit në pronë, përcjell InLajmi.
Zemaj derisa i quan qeveritarët si “oligarkë të Martinit”, kërkon nga ta që veprimet e tilla të ndalohen.
Deputeti thotë se kjo qeveri e paaftë dhe e papërgjegjshme po rëndon edhe më shumë mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Urgjent të rishikohet vendimi i rritjes së faturës për tatimin në pronë.
Të gjithë qytetarët të brengosur në këtë kohë të inflacionit të lartë me rritjen prej 100% të faturave të tatimit në pronë. Në çdo vend sot këdo që takon nga furrtari, punëtori, institucioni e deri të lëvizjet në rrugë ky veprim i kësaj qeverie të paaftë e të papërgjegjshme po shihet si skandal që rëndon edhe më shumë mirëqenien e tyre.
Edhe çfarë goditje tjetër duhet të presin nga kjo qeveri që të ju thellohet varfëria qytetarëve të vendit tonë.
“Oligark” të Martinit ndalni këto veprime!. /InLajmi/